Shqiptari që po e sfidon PSY e Gangnam Style (VIDEO)

Muzikanti dhe këngëtari shqiptar Klajdi Lupa (Claydee), është renditur i 2, në videot më të klikuara në Greqi për vitin 2012.“Mamacita Bueno” e shqiptarit me mbi 16 milionë klikime vjen e dyta pas klipit “Gagnam Style”. Klajdi zhvillon karrierën e tij në Greqi dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës greke, si Ana Visi etj. Kënga e tij më e re “Mamacita Bueno” ka qenë hiti i këtij viti në shtetin helen.