Ky është Porsche Cayman 2013 (FOTO LAJM)

Gjenerata e dytë e modelit Porsche Cayman më nuk është një sekret. Pak para hapjes së panairit të veturave në Los Anxhelos, kompania gjermane për publikun ka prezantuar të dhënat dhe fotot zyrtare të këtij modeli atraktiv. Porsche Cayman përcjell hapat e paraardhësit të tij, çka nënkupton se teknika dhe dizajni janë të ngjashëm me modelin Boxter. Seria e modelit 981, sikurse edhe modeli simotër Boxter, do të jetë në dispozicion në dy versione, atë Cayman dhe Cayman S. Tek të dy modelet, rrotat e pasme i lëviz motori me gjashtë cilindra, i cili në krahasim me paraardhësin është më i lehtë për 30 kilogramë, ndërsa shënon edhe 15 për qind më pak harxhime të karburantit. Në gjeneratën e saj të dytë, Porsche Cayman është zgjatur nga 4.347 mm në 4.380 mm, është ulur nga 1.304 mm në 1.294 mm, ndërsa gjerësia prej 1.801 mm ka mbetur e njëjtë. Distanca mes boshteve është rritur nga 2.415 mm në 2.475 mm, ndërsa për kontakt me asfaltit janë përgjegjës rrotat me dimensione 18 inç në modelin Cayman dhe ato prej 19 inç për modelin Cayman S.