Nokia prezanton telefonin me te ri Lumia 505

Pasi është reklamuar si “me ngjyra dhe shumë inteligjent,” pajisja do të ofrohet fillimisht me tre opsione ngjyrash: të kuqe, rozë dhe të zezë. Lumia 505 vjen me një ekran 3,7-inç AMOLED WVGA me rezolucion 480×800 pikselë, kamerë 8 MP dhe është synuar për vendet në zhvillim. Skeleti është 11.3 mm, me një peshë rreth 131gr. Brenda gjendet një procesor me një “core” të vetëm, 256 MB RAM dhe vetëm 4 GB memorie të brendshme pa zgjerim me kartë microSD. Telefoni ka Bluetooth 2.1, WiFi (b / g / n), lidhje 2G dhe 3G, së bashku me një bateri 1300mAh që ofron më shumë se shtatë orë kohë bisedë dhe 600 orë stand-by. Lumia i ri vjen me sistem Windows Phone 7.8 dhe nuk mund të kalojë në sistemin e ri Windows Phone 8. Nuk ka ende asnjë informacion se kur Lumia 505 do të dalë në shitje apo sa do të kushtojë. (PCWorld Albanian)