Ky është kulmi i luksit, hoteli më i mirë në botë(foto)

Mirë se vini në kulmin e luksit. Ky është i pari hotel i ndërtuar në të famshmin resort Swiss Alpine në 100 vite. Hoteli me pesë yje Alpina Gstaad u ndërtua përgjatë katër viteve dhe ka kushtuar 250 milion euro. Por pronarët mendojnë se ia ka vlejtur çdo qindarkë për këtë shpenzim. Hoteli është në zemër të Alpeve berneze. Në total ka 20 mijë metra katror. Hoteli ka tre restorante, apartamente luksoze dhe suita private. Në hotel gjendet një dhomë e veçantë për degustim vere, një dhomë për cigare si dhe spa dhe një pishinë 25 metra. Pronarët e hotelit thonë se duan të sjellin një destinacion modern në mes të një kulture tradicionale zvicerane. Dhomat nisin nga 680 euro deri në 1650 euro nata.