Balotelli e parkon ku ti "teket"

Mario Balotelli ka patur punë përsëri me polici. Lojtari i Manchester Cityt i kritikuar për veprimet e tij, është parë në orët e mëngjesit me veturën e tij luksoze pranë një restoranti në Angli. Balotelli veturën e tij e kishte parkuar në një vend aspak adekuat, në skajë të rrugës duke bërë që policia të ndërhyjë. Pasi erdhi policia aty, Balotelli ishte intervistuar shkurt dhe ka marrë një gjobë të radhës për të ikur nga ai vend./Indeksonline/