Manekinia malazeze: Do të vdisja për Berlusconin!

“Berlusconi vazhdimisht me telefonon, dashuria jonë është më e madhe se tërë Italia”, ka thënë krenare manekinia malazeze, Katarina Knezheviq. Ajo vitin e kaluar kishte thënë se është në lidhje me Silvio Berlusconin, ish kryeministrin italian dhe presidentin e AC Milanit dhe se jeton në vilën e tij. Se sa është e dashuruar në ‘plakun seksi’, ajo në një deklaratë për të përditshmen italiane "Il fato kuotidiano" ka thënë se për të “është e gatshme edhe të vdes”.