Messi nuk mund të ndalet as nga nëntë lojtar (video)

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e 91-të në këtë vit kalendarik dhe duke thyer rekordin botëror të cilin vetë e mbanë, na kujton thënien "a ka kush mund ta ndal". Messi në paraqitjen e fundit për këtë vit ka arritur ta mposht një herë portierin e Valladolidit (1:3) edhe pse në disa raste, madje nëntë lojtarë të ekipit rival i kishte përballë. Por, reprezentuesi argjentinas jo vetëm që personalisht shënoi 91 gola, gjithashtu ishte përgjegjës për 24 golat e arritura të bashkëlojtarëve të tij. Para jush është një video dhjetëminutëshe e të gjitha golave të mrekullueshme që argjentinasi i shënoi në periudhën janar-dhjetor, duke përfshirë edhe këtë të fundit kundër Valladollit.