“Alo policia, djali nuk dëshiron të flejë...”

Policët anekënd botës pranojnë kërkesa të çuditshme për intervenim nga qytetarët. Kështu, policia në Britani të Madhe ka marrë një telefonatë, përmes së cilës babai i një fëmije është ankuar se djali i tij refuzon të shkojë në krevat për të fjetur. Djaloshi 14-vjeçar ka luajtur me lojëra në kompjuter duke injoruar kërkesën e babait, i cili ka menduar se policia mund t’ia zgjidhë problemin me fëmijën e padëgjueshëm, prandaj e ka sjellë numrin e intervenimit urgjent. Numri i urgjencës duhet thirrur vetëm në rast të rrezikut të madh dhe nëse dikush është dëshmitar i ndonjë vepre të rëndë penale, siç është vrasja apo të ngjashme. Megjithatë, ka ndodhur që policia uellsiane të pranojë telefonatë në të cilën një grua është ankuar se restoranti i ka sjellë porosinë e gabuar. Gjithashtu, ka pasur thirrje në të cilat njerëzit kanë pyetur se si duhet të dërgohet me ‘faks’. Një tjetër telefonatë e një qytetari ka tingëlluar kështu: “Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është ënjtur qe dy ditë. Shkova te stomatologu në skaj të rrugës, por ishte mbyllur”. Po ashtu, policët e intervenimit urgjent janë pyetur edhe rreth rezultatit të ndonjë ndeshjeje... /Telegrafi/