Kujt ia ka kënduar Floriani këngën "Ngjyra e Kuqe"? (video)

Floriani të cilit i thonë "i vogël" ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por qysh tani, si një "Bieber" shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai, ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë të cilës ai i këndon. Derisa të gjithë flisnin për këngën "Ngjyra e Kuqe" që Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, atëkohë nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogël, ka një vajzë të cilës ai ia kishte dedikuar këtë këngë. Dhe vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila poashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë. Ndryshe nga Adriani i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy. "Enca, ta kam kënduar ty këngën 'Ngjyra e Kuqe'" është rrëfyer Floriani, derisa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj, e që asaj i pëlqeu dhe me pastaj e hodhi në kanalin e saj zyrtar në Youtube.