Tuna kërkon ndihmën e juaj

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna, e cila është anëtare e jurisë në spektaklin për talentë ‘X Factor’, ka kërkuar ndihmë nga fansat për të përzgjedhur këngët të cilat do t’i performojnë vajzat e grupit të saj në këtë shou televiziv. Të jesh pjesë e jurisë, ku çdo javë duhet zgjedhur më shumë se dhjetë këngë, nuk është edhe aq e lehtë, ndërsa duket së këngëtares tashmë i kanë mbaruar idetë, prandaj po kërkon ndihmë nga fansat dhe shoqëria e saj. “Dërgoni propozime për këngët, të cilat do të donit t’i interpretojnë pesë vajzat e grupit tim në ‘X Factor’, Arilena, Antonela, Shkelqesa, Xhina, Elisa. Flm” – ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.