Arnoldi i është rikthyer filmit (Video)

Filmi “The Last Stand” shënon kthimin e vërtetë të Arnold Schwarzenegger në karrierën filmike. Pas largimit nga posti i guvernatorit të Kalifornisë, 65-vjeçari luajti në disa role të vogla, ndërsa ky film paraqet kthimin e tij në punën që di të bëjë më së miri pas më shumë se dhjetë vitesh pauzë. “Ishte një skenar i shkëlqyer. Kishte fuqi, dramë, aksion të cilin e dua dhe atë që presin fansat nga unë, ndërsa njëkohësisht ka edhe humor. Është nga ato filma që ju bën të qeshni në mes të skenave të tensionuara. Prandaj, pranova të luaj”, ka deklaruar Schwarzenegger. /Telegrafi/

Dreri që mendon se është qengj (Video)

Një dre i vogël i hutuar mendoi se është qengj dhe iu bashkua tufës së dhenve në Dunwich Heat në Suffolk të Anglisë. Bariu Andrew Capell ka treguar se ishte habitur kur teksa i numëronte delet ka vërejtur drerin e vogël. Ai po qëndron qe dy javë me tufën prej 100 delesh dhe nuk e ka në plan të largohet. “Teksa i numëroja delet, vërejta drerin e vogël mes tyre. Kurrë më parë nuk më ka ndodhur diçka e ngjashme... Duket se është përshtatur mirë dhe tufa e ka pranuar mirë”, ka deklaruar Capell, ndërsa citon BBC. Megjithatë, në fund të dimrit dhentë do të transferohen në shtëpinë e tyre verore, ndërsa dreri do të duhet të qëndrojë në Dunwich Heat. /Telegrafi/

Juve tregon forcën, Pogba ‘lanson’ raketat! (video)

Pas dy ndeshjeve pa fitore (një humbje dhe një barazim), Juventusi ka arritur fitore të pritur në javën e 21 të Serie A. “Zonja e Vjetër” ka mposhtur thellë në Torino Udinesen me rezultat 4:0. Pual Pogba me dy gola fantastik nga më shumë se 20 metra (min. 41 dhe 66), Vuçiniq (min. 72) dhe Matri (min. 80) e kanë mbajtur Juven lidere në elitën e futbollit italian. Pas 21 javësh, bardhezinjtë kanë 48 pikë, pesë me shumë se Lazio në vendin e dytë dhe gjashtë me shumë se Napoli në pozitën e tretë, por napolitanët kanë një ndeshje me pak.

Femër me bel dhe të pasme të tilla nuk keni parë kurrë

Shakira mundet me të drejtë të mburret se ka ijet më seksuale dhe më joshëse në botë, por Mikel Ruffinelli deklaron se ka ijet më të papara në botë. Në fakt siç mund të shikoni edhe fotot e mëposhtme, ajo është e jashtëzakonshme. Sigurisht tejet e tepruar në ije, por vërtet unike. Mikel është 40 vjeçe dhe ijet i kapin një diametër plot dy metra e 40 centimetra. Ajo peshon 190 kilogramë edhe pse në ditë nuk konsumon më shumë se 3 mijë kalori nga 2 mijë që është kuota ditore e këshillueshme për linja të rregullta fizike. Nënë e katër fëmijëve, Mikel sikurse raporton noa.al, nisi të merrte mbipeshë 18 vjet më parë kur ishte vetëm 22 vjeçe. Më herët ajo ishte në hapat e parë të afirmimit në botën e modës. U përpoq herë pas here me dieta nga më të ndryshmet që të dobësohej por nuk ia ka dalë deri tani.

“Shtrigat” për ski, spektakël i veçantë në dëborë

Në pistën e skive shohim zakonisht njerëz të veshur me kostume sportive, ndërsa personat e maskuar si personazhe të ndryshëm, i shohim vetëm në festën e Halloween. Por me rastin e evenimentit tradicional, i njohur si “Hexenabfahrt”, që zhvillohet në Zvicër, persona të shumtë të maskuar si "shtrigat", kanë marrë pjesë në garën e zbritjes së lirë. Mijëra pjesëmarrës të veshur me rroba me ngjyra të ndryshme, të maskuar në fytyrë dhe me fshesën në dorë, ishin gati për ski në pistën me dëborë. Femrat dhe meshkujt e maskuar si “shtrigë”, kanë përshkuar rreth 12 kilometra, duke sfiduar të ftohtin dhe kanë dhuruar një "spektakël" të veçantë për turistët e kësaj zone.

“Te ka lali shpirt” - kënga që vetëm për 2 ditë mori 100 mijë klikime (video)

“Te ka lali shpirt” është kënga më e re e lansua nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin. Një këngë ritmike, me zëra të shkëlqyer dhe me pjesë ‘alla rome’, brenda dy ditëve të publikimit në YouTube ka marrë afërisht 100 mijë klikime. Duket sikur këngët me ritme dhe këndime të përziera janë shumë aktual te publiku shqiptar, prandaj edhe “Te ka lali shpirt” pritet te jetë hit. (ORAinfo)

Rita Ora kercen nga aeroplani, shikojeni qfar adrenaline perjetoi (VIDEO)

Ja e Verteta e 11 shatorit kjo video u bllokua nga qeveria amerikane (video)

E rrahën policin, mbesin pa lojë (Video)

Një sulm fizik i një portieri ndaj policit në fushë i ka kushtuar të gjithë futbollit uruguaian, i cili është ndalur për 10 ditë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Penarol dhe Nacional në kryeqytetin Montevideo. Portieri i ekipit Nacional, Jorge Bava u arrestua për grushtim në fytyrë të policit në detyrë. Ndalesa është zyrtarizuar nga presidenti i Federatës së futbollit të Uruguait, Bauza. Dhuna ka shpërthyer edhe në tribuna, ndërsa një person ka mbetur i lënduar rëndë nga plagosja me armë ndërmjet grupeve të tifozëve të të dy ekipeve që përbëjnë derbin e madh të këtij vendi. “Jemi marrë vesh (me ministrin e brendshëm) që të marrim vendim dhe të dërgojmë sinjal se ka kufij që duhen respektuar. Ajo çka ndodhi nuk guxon të përsëritet”, tha Bauza.

UFO mbi Hënë (Video)

A është një zog? A është një aeroplan? Apo diçka tjetër që nuk është identifikuar. Përdoruesi i “Youtube”, danchek2013, ka postuar një video ku shihet një pikë e vogël që shfaqet nga hija e hënës dhe më pas hyn në atmosferën e saj ku qëndron për disa sekonda dhe më pas zhduket. Shfrytëzuesit e kanalit “Youtube”, kanë argumentuar gjerë e gjatë për këtë dhe shumica e tyre kanë thënë se është një anije e jashtëtokësorëve, pasi që shpejtësia e tij ishte shumë herë më e madhe sesa e një aeroplani të thjeshtë. “G-forca do ta shkatërronte atë anije hapësinore. Por ne nuk e kemi atë teknologji që të mund të përballojë G-forcën, prandaj ata në atë anije nuk janë njerëz”, ka komentuar një shikues në Youtube. Kurse një tjetër ka komentuar se këto gjëra janë vetëm të imagjinuara dhe se nuk ekzistojnë alienët.

Bundesliga nisë me këtë supergol (VIDEO)

Bundesliga gjermane ka nisur me një breshëri golash në ndeshjen mes Schalkes dhe Hannover. Në sfidën e parë të këtij sezoni u shënuan plot 9 gola ku Schalke fitoj me rezultat 5 me 4. Por goli më i bukur padyshim që ishte ai i fundit në këtë ndeshje. Ish sulmuesi i Manchester United, Mame Diouf realizoi me një gërshërë fantastike nga një distancë e largët prej 17 metrash.

Vjen plaku dhe i shkoq tu i rreh 5 persona (video)

Zbulohet edhe Mercedes E63 AMG

Kompania “Mercedes” tashmë na ka qerasur me fotografitë e E-klasës së re në formë të limuzinës, kabrioletit dhe coupe-s, ndërsa tani ka vendosur të zbulojë edhe modelin e ri E63 AMG. Premiera e tij pritet të ndodhë në sallonin e automobilave në Detroit, ndërsa bëhet fjalë për modelin e freskuar me dizajn agresiv. Pritet që deri dikur do të ndryshohet edhe brendësia e kabinës së udhëtarëve ku me siguri që do të gjendet pllaka e re e instrumenteve, konsola e ristilizuar dhe materialet më cilësore. Të dhënat për performancat nuk janë publikuar, por duket se kjo makinë do të pajisjet me motorin 5.5-litra bi-turbo V8 që do t’i ketë 550 KF dhe 719 Nm. Edhe pse “Mercedes” zakonisht i mban të fshehta të dhënat, ai e zbuloi se në ofertë do të gjendet edhe sistemi 4MATIC, sistemi opsional i tërheqjes në të katër rrotat.


Zjarrfikësi shkon për t’i shpëtuar, goditet nga orteku i borës (Video)

Ky është momenti kur një zjarrfikës rus goditet në kokë nga një copë gjigande me dëborë, që rrinte varur mbi një ndërtesë. Zjarrfikësi kishte ngjitur shkallët për të shpëtuar një grua dhe beben e saj nga zjarri, kur u godit nga dëbora. Ai arrin që të mbahet në shkallë, madje çohet dhe arrin të ndihmojë edhe kolegët e tij. Një tjetër zjarrfikës e nxjerr beben nga dritarja e ndërtesës që po digjej. Ngjarja është filmuar në Magadan të Rusisë.

Në vend që t’i ndihmojë, vendos t’i filmojë (Video)

Kur sheh dikë që rrëshqet në akull, gjëja e parë që bën është të shkosh ta ndihmosh atë. Por nuk ndodh kështu me një person nga Noruiçi në Britani, i cili duket se po argëtohet shumë me këta njerëz, të cilët pa përjashtim rrëshqasin në një trotuar të mbuluar nga akulli. Për këtë arsye ai ka vendosur të filmojë të gjithë kalimtarët dhe të postojë videon në YouTube. Britania është mbërthyer nga i ftohti këto ditë, ndërkohë që qytetarët janë paralajmëruar që të kufizojnë lëvizjet.

Ja si mund të zhduket një godinë në stilin japonez (Video)

Tokio është vendi i disa prej godinave më të larta në botë. Por dikur ato duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja, më moderne. Një video tregon se si godina “çmontohet” centimetër për centimetër pa pasur nevojën që të përdoret eksploziv për ta shembur në tokë. Kompania Tecorep sjell një teknikë të re që redukton zhurmën e pluhurit, duke e zhdukur godinën nga brenda. Kat pas kati godina zbret në nivelin zero. Kompania thotë se godinat mbi 100 metra duhet të shemben pas 30 ose 40 vitesh. Në këtë mënyrë, teknologjia e tyre do ketë shumë përfitime. Video tregon se si është shembur Hotel Akasaka në Tokio, i lartë 139 metër.

Vepra të pabesueshme në borë (Video)

Kur kishte lënduar këmbët, inxhinieri britanik, Simon Beck nuk mund të vraponte më, kështu vendosi që të bënte ushtrime duke bërë hapa më të gjatë. Për ta bërë këtë më interesante ai i mbathi këpucët e borës dhe filloi të ecte në mënyra të ndryshme gjeometrike. Hap pas hapi pas 8 apo 10 orë ecje ai krijoi lule dhe vepra të tjera artistike. Simon metodën e tij e quan si një lloj orientimi së prapthi dhe dizajnimet e para i kishte bërë në kompjuter. Kurse ato kishte vendosur t`i vizatonte në borë duke përdorur një kompas dhe një kasetë ku e kishte dizajnin dhe pastaj përdori një mjet tjetër për të rregulluar rrethet dhe lakesat. Këto vepra të artit mund të gjenden në qendrën e skijimit në “Les Arcs” në Francë, ku Simoni banon gjatë dimrit.

KFOR-i adhuron ende modelin "Fiqo" (Foto)

Pjestarët e KFOR-it të cilët janë në shërbim në Kosovë, me sa duket e pëlqejnë modelin e kompanisë Fiat – “Zastava 750″ ose e njohur si “Fiqo”, pasi kanë përdorur disa modele të tilla për ti ridizajnuar dhe për tu dhënë pamje të re. Njëra nga dy veturat e dizajnuara nga ana e KFOR është e blinduar dhe me siguri përdoret si mjet rrugor derisa modeli tjetër është model i hapur ose kabriolet, të cilin me shumë mundësi pjestarët e KFOR do ta përdorin për të bërë xhiro Prishtinës dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Më poshtë keni pamjet të automjeteve në fjalë.


Nje njeri ne Australi gjen nentoke 5.5 kg ari




Një Prospector amator në shtetin australian Victoria i ka habitur ekspertët nga unearthing një copëz ari peshon 5.5kg (177 ounces).

Njeriu i paidentifikuar, duke përdorur një detektor metalik handheld, gjeti copëz të mërkurën, të shtrirë 60cm nëntokësor pranë qytetit të Ballarat.

Vlera e saj është vlerësuar në më shumë se një $ 300,000 ($ 315,000: 197,000 £).

Shikoni dy qentë si flasin përmes Skype

Që inteligjenca e tyre nuk mund të kontestohet dhe që për ta nuk është e huaj e as çudi teknika bashkëkohore, dëshmojnë këta dy qenë të cilët komunikojnë me sukses përmes “Skype”. Dihet kaherë se Skype nuk njeh kufij e këta dy qenushë janë edhe një dëshmi në favor të këtij pohimi. Terieri me emrin Gajtor dhe shoku i tij Bazil kanë zhvilluar një komunikim të pazakonshëm përmes Skype. Ata hungërijnë, lehin, tundin kokën dhe kënaqen së argëtuari duke “folur” kush e di se për çfarë, ndërsa pronarët e tyre e vështrojnë këtë habi. Është interesant se edhe qenë të tjerë kanë reaguar ngjashëm në momentin që pronarët ua treguan videon në Youtube. /Indeksonline/


Guardiola e bënë të lumtur Vlora Çitakun

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, tifoze e Barcelonës, i është gëzuar lajmit që ish-trajneri i Barçës, Pep Guardiola, ka kaluar në Bayern Munich. I gjithë ky gëzim për shkak se pjesë e skuadrës më të madhe gjermane, është talenti kosovar, Xherdan Shaqiri. Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se është e lumtur që Guardiola do të jetë trajner i Xherdan Shaqirit./Indeksonline/


Pep Guardiola trajner i Bajernit.

Jupp Heynckes përfundon karrierën e tij të shquar në fund të sezonit. Pasardhësi i tij, Pep Guardiola është trajneri i ri ne sezonin 2013/14 tek Bayern Munchen.

Messi e "tradhton" Pepsin!!

Lionel Messi në vitet e fundit është figura kryesore e pijes së njohur "Pepsi". Por mediat e kanë zënë atë duke "tradhëtuar" pijen e famshme, me një pije edhe më të famshme se ajo. Messi është parë në një restorant në Barcelonë duke pirë "rivalin" e Pepsit, Coca Colën. Këtë i'a bënë të madhe duke e quajtur si tradhëti ndaj kompanisë e cila i dha shumë miliona për reklamën e saj.

iPhone 5S vjen gjatë muajit mars?

Në tetor të vitit të kaluar, Apple ka lansuar modelin e saj të fundit të telefonit – iPhone 5, ndërsa tashmë kanë filluar thashethemet për gjeneratën e re të iPhone 5S, prodhimi i të cilit do të fillojë në mars të këtij viti. Lajmi vjen nga analisti Peter Misek, i cili ka thënë se prodhimi i iPhone 5S do të filloj në mars të këtij viti, pork a gjasa që sasia e parë të vijë në treg gjatë muajit qershor ose korrik. Sipas këtyre raporteve, disa prototipe të iPhone 5S tashmë janë në testim, dhe ka shumë mundësi që kostoja e këtij modeli të jetë më e lirë për shkak të mbështjellësit më të thjeshtë të telefonit.

Mashtrimi “magjik” që habiti miliona njerëz (Video)

Duke dashur që të përcjelli një mesazh sociale në lidhje me adoptimin e kafshëve, një magjistar/manipulues nga Tajvani kryen një mashtrim magjikë, që ka bërë të gjithë internetin të “flasë me veten”. Me miliona njerëz të habitur dhe ende askush nuk ka mundur t’i zbuloj sekretin! Për me shumë ndiqni videon:

Mercedes-Benz prezenton modelin me te ri CLA

Mercedes-Benz prezenton modelin me te ri CLA classe per te mesuar me shum ne lidhje per kete makin shiko videon:

Tranohet Plaka mbas muzikes se medes -shikone cfar vallzimi ben (video)

Facebook sjell një motor të ri kërkues brenda rrjetit social

Facebook ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme shërbimin e kërkimit duke u lejuar përdoruesve që të kërkojnë për informacion dhe foto të postuara nga miqtë, por edhe për postime publike nga kushdo në Facebook. Shërbimi i ri quhet “Graph Search” dhe do lejojë që përdoruesit të kërkojnë për foto, njerëz dhe lidhje dhe të gjejnë vende që u kanë rekomanduar miqtë. Megjithatë ekspertët thonë se shërbimi i ri duhet të trajtojë me kujdes privacinë e përdoruesve. Kurse Facebook përgjigjet duke thënë se shërbimi në fakt nuk cenon privacinë. Boss-i Facebook, Mark Zuckerberg tha se nuk është një kërkim për faqe, por në partneritet me motorin kërkues Bing të Microsoft, ata po sfidojnë gjigandin Google. Shërbimi i ri për shembull do u mundësojë që të gjeni miq që kanë të njëjtat interesa. Facebook në këtë mënyrë do të përmirësojë ndjeshëm edhe shërbimin e reklamave pasi do ketë më shumë grupe të specifikuara interesi. Ekspertët e kompanisë thonë se ky shërbim e bën kërkimin më të lehtë, por ti mund të shohësh vetëm ato gjëra që i sheh kudo në Facebook.

Zbulohet sekreti më i madh i "magjisë" (VIDEO)

Në këtë video bëhen publike disa nga "magjitë" më kryesore që i kemi parë nëpërspektakle të ndryshme të cirkut. Aktori tregon se si bëhet shpuarja e krahut me një gjilpërë të gjatë, konkretisht tregon se si realizohet ky trik. Për më shumë, shikojeni video në vijim:

Noizy mesazh Getoarit, kercenon me video

Ju zoçkat e Kosovës bëni mirë ta mbyllni gojën, ndryshe do ta hedh videon kur ju kam rrahur dhe videon që Varrosi… Dafina Zeqirin”. Ky ishte mesazhi që reperi i njohur nga Shqipëria e ka lënë në profilin e tij në Facebook, duke e kërcënuar kështu reperin tjetër të njohur kosovar, Getoar Selimi. Ditë më parë, Getoari kishte shpërndarë sipas Noizyt disa lajme jo të mira, siç ndodh rëndom ndërmjet dy reperëve. Në bazë të këtij profili, zërat se Noizy do të takohet dhe do të pajtohet me anëtarët e Baba Stars bien poshtë, pasi zënkat e tyre fatkeqësisht kanë lëshuar rrënjë thellë. Ndërsa për emrin e reperit Varrosi, ai është pjesë e OTR, grupit të Noizyt dhe ka lindur në Burrel, por jeton në Londër, dhe si duket paska pasur një takim me Dafina Zeqirin.


Hap valixhen mbetet gojëhapur

Një befasi, mund të quhet ajo që i ndodhi një vajze angleze, teksa u kthye nga Australia dhe hapi valixhen e udhëtimit mbi shtrat. Kur ç’të shohë? Një merimangë gjigande e zezë brenda saj, citon noa. E cila me siguri, që i është futur në bagazhin personal, gjatë udhëtimit. Kjo vajzë, padyshim e frikësuar fillimisht nga zbulimi, e ka përshkruar atë të ketë qenë më shumë se 10 centimetra e madhe, praktikisht, me përmasat e një topi tenisi. Mund të krahasohej sipas saj, me një zvarranik, grabitqar dhe të zi, i cili teksa e shihje për herë të parë, të trembte. “Kur e pashë atë, - tha vajza - kuptova se nuk ishte një merimangë e zakonshme”. Ndërkaq, ajo ka vendosur që të mos ta vrasë dhe me ndihmën e babait të saj, e ka mbyllur në një kavanoz dhe e çoi tek veterinerët. Të cilët, pasi e morën dhe e identifikuan çfarë lloji i përkiste, ia besuan kujdesin e saj, Parkut të kafshëve, Uest Midlands në Britaninë e Madhe

Pep Guardiola, trajner i Xherdan Shaqirit?

Mediat gjermane dhe ato italiane e kanë ‘larguar’ Pep Guardiolan nga duart e sheikëve të Manchester Cityt për ta quar në Bayern Munich. Sipas mediave gjermane, ish trajneri i Barcelonës, në stinorin e ri do të merr drejtimin e Bayernit të Xherdan Shaqirit. Një lajm të tillë e ka publikuar edhe "Sky Italia". Sipas tyre, tashmë marrëveshja është arritur. Dy ditë më parë, “The Sun” anglez raportoi se Guardiola tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn. Në garë për spanjollin është edhe Chelsea.

Hiç s’po ua nin çka po ndodh në fushë! (video)

Në ndeshjen miqësore ndërmjet Galatasarayt dhe skuadrës gjermane të ligës së dytë, Alen, ka ardhur deri të një ndërprerje interesante e ndeshjes, sepse dy qenë retriverë kanë hyrë në fushë. Dy retriverë ngjyrë ari në minutën e 53 kanë hyrë në fushë duke u kapur për një kapele. Se sa ishin këta ‘huliganë’ të ‘butë’ tregon edhe fakti se i lejuan futbollistët e të dy skuadrave që të luanin me ta. Në fund, dy pjesëtarë të sigurimit të stadiumit i larguan ata nga fusha. (ORAinfo)

Google njeh Kosovën?

Shërbimi më i famshëm i hartave në botë, Google Maps, ka përfshirë edhe Kosovën si shtet të veçantë. Pas hulumtimit të mëtejshëm ne gjithashtu e kemi vërejtur se kërkimi i hartës së Kosovës në Google Maps shfaqet ndryshe, nëse nuk kërkohet direkt me emrin e Kosovës në versionin anglisht (Kosovo). Kur përdoruesit e Google Maps e shkruajnë emrin “Kosovo”, në hartë paraqitet harta e shtetit tonë, e ndarë nga Serbia. Tani, duhet të presim që në listën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht të përfshihet edhe Kosova, posaçërisht online, ku ne deri para pak kohësh kemi “vuajtur” për njohje. Të nderuar lexues të ju lutemi na tregoni se në sa vende tjera shteti ynë është përfshirë në listën e shteteve, që të mund të raportojmë për ato, si dhe të kontribuojmë që vendi ynë të njihet sa më shumë, dhe nga sa më shumë organizata ndërkombëtare të cilat kanë rëndësi të veçantë, sikurse gjiganti i teknologjisë, Google.

Shkurte Fejza qanë me lotë në kamerë te fsheht(video)

2+2=5! Video qe t’bene te kuptosh shume gjera!Patjeter ta shikoni! (VIDEO)

Shikoni çfarë i bënë Land Roveri Traktorit! (VIDEO)

Shikojeni se si Ibrahimoviq përqesh gjyqtarin (video)

Kur është në pyetje Zlatan Ibrahimoviq asgjë nuk është e çuditshme. Mund t’i shënoj katër gola, mund të huq të pabesueshmen, të nokautoj dhe shkelë kundërshtarët, ndërsa tash ka treguar edhe si di të tallet me gjyqtarin. Ngjashëm si një fëmijë, Ibra është tallur me gjyqtarin në ndeshjen kundër Ajaccios e cila përfundoi 0:0. Për këtë gjest, boshnjaku nuk i ndëshkua nga gjyqtari. (ORAinfo)

Ja parkimi me i keq i mundur! (Video)

Shumë drejtuesve të automjeteve u ndodh që të hasin vështirësi në parkimin e mjetit të tyre. Nuk është e thënë që vështirësi të hasin vetëm të rinjtë, pasi kjo u ndodh edhe atyre që kanë eksperiencë disa vjeçare. Por, kjo që bëri shoferi i videos nuk mund të jetë e mundur!



Pep Guardiola trajner i Real Madridit!!

Disa foto që po qarkullojnë orëve të fundit, kanë shqetësuar pa masë tifozët katalonas. Pep Guardiola është në bisedime me Real Madridin. Ish trajneri i Barcelonës është parë në bisedime me Florentino Perezin. Dy të njohurit e futbollit spanjoll janë takuar në Zurich të Zvicrës pas mbajtjes së ceremonisë për Topin e Artë. Biseda e tyre thuhet të ketë ndodhur rreth 1 orë ndërsa një gazetar përmes telefonit ka nxjerrë foto nga takimi i tyre. Perez thuhet ti ketë shpalosur planet e tij me Realin që në krye ta ketë pikërisht Guardiolën. Guardiola pikërisht në atë ceremoni paralajmëroj rikthimin e tij në pankinë, pa e përmendir skuadrën që dëshiron ta drejtoj./Indeksonline/

Ky ishte ushtari i UCK-se me lot ne sy, shiko jeten e tij sot! (video)

I kërkon foto Mourinhos, ai i'a dha një shkelm!

Jose Mourinho është futur në sherr me një të ri spanjoll. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në qendrën tregtare "Majadahonda" ku Mourinho kishte gjetur kohë për shëtitje me familjen e tij. Sipas dëshmisë së personit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ai i kishte kërkuar Jose Mourinjos të bënin një fotografi bashkë por ka marrë nga portugezi një shkelm në prapanicë. Edhe truproja e trajnerit portugez akuzohet se i ka marrë tifozit telefonin nga duart duke ia përplasur në tokë. Policia po e heton rastin ndërsa për verifikimin e krejtë ngjarjes policia do të shikoj kamerat e vendngjarjes./Indeksonline/

13- vjeçari merr Mercedes-in e babait e bën xhiro në Evropë

Një djalosh 13- vjeçar, që vodhi makinën e babait të tij dhe udhëtoi nëpër Europë, është bashkuar me familjen e tij. Ai udhëtoi për 1 mijë kilometra nëpër Evropë. Djaloshi u arratis pasi u zu me prindërit e tij në Itali. Sipas BBC, ai udhëtoi nga Italia në Austri, më pas në drejtim të Gjermanisë, ku u ndalua nga policia. Djaloshi ishte adoptuar dy vite më parë dhe ishte nisur për në shtëpinë e tij të lindjes në Poloni. Ai ishte zënë me mamanë në lidhje me faturën e telefonit celular. I fiksuar pas makinave go-cart, ai kishte udhëtuar me besim të plotë drejt vendlindjes. Policia thotë se ka mbetur e habitur se si ai ka kaluar dy kufij ndërkombëtarë dhe ka furnizuar makinën dy herë pa vënë askush alarmin.

Pse kriminelët kanë nisur që të trafikojnë hudhra?

Thonë se hudhra të mbron nga syri i keq. Por rritja e ndjeshme e trafikimit të hudhrave nuk ka lidhje me këtë. Këto ditë prokurorët suedezë thonë se kanë arritur të shpërbëjnë një bandë, që merrej me trafik ilegal të hudhrave. Të akuzuarit, dy britanikë, kanë importuar në mënyrë ilegale 10 milion euro hudhra në BE përmes Norvegjisë. Në dhjetor të vitit të shkuar, një person nga Londra u dënua me gjashtë vite burg pasi kishte trafikuar hudhra. Në mars të vitit të shkuar, prodhuesi më i madh i perimeve dhe frutave në Irlandë u dënua me gjashtë vite burg për trafik… hudhrash. Por pse është bërë hudhra kaq atraktive për kriminelët, pyet BBC? Arsyeja duket e thjeshtë: BE ka vendosur një taksë prej 9.6 përqind ndaj hudhrave që vijnë nga jashtë, për të mbrojtur prodhuesit europianë të hudhrave. Po ashtu ka një çmim dysheme prej 1200 eurosh për ton. Kina ka arritur të dominojë tregun botëror pasi prodhon 18.560.000 ton hudhra në vit ose 80 përqind të totalit botëror. Dhe mbi të gjitha, me një kosto shumë të ulët. Për këtë arsye, trafiku i hudhrës nga Kina në drejtim të BE është bërë një biznesmen jashtëzakonisht fitimprurës. Ekspertët thonë se është një treg që sjell milion euro fitime.

Vali Corleone: Kosovarët janë më ... në glob

Personazhi tashmë i famshëm lëshon fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë.Vali Corleone, i cili u bë i njohur për publikun për pasuritë e tij të mëdha, është i zhgënjyer. Ai shkruan në profilin e tij të ‘facebook’ fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë, duke thënë se nuk ka shumë shokë: ‘Këtu në Kosovë me shumë keqardhje e them, por shumica e njerëzve deri në 99% si meshkujt, si femrat) janë të prishur si në mendje si gjithkah, pa fytyrë, pa karakter, pa burrëri, pa familje të shëndoshë. Këta 99% (fantazerat e prostitutat) kanë: vetëm fjalë kot pa vepra, vetëm gënjeshtra, vetëm tradhti, nuk e duan njëri-tjetrin, me dy milion fytyra. E kam vërejtur pse njerëzit në Kosovë janë bërë kështu 99%... Sepse këtu më duket se (armiku) ka lëshuar në ajër virus për t’i bërë njerëzit e Kosovës më të ligj dhe më tradhtarët në glob’. Më tej Vali sqaron se ka në plan të publikojë dy këngë të reja, si dhuratë për atë pjesë të publikut që janë njerëz të mirë e paqësorë.

Ja çfarë humbë Zllatan Ibrahimoviç! (Video)

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç, ka humbur një shans të bukur për të ndryshuar rezultatin dhe për ti dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Mirëpo, lojtari nuk mundi të shfrytëzojë një asist të dhënë nga Thiago Motta në ndeshjen e zhvilluar kundër Ajaccio e cila përfundoi 0-0. Ibrahimoviç nuk arriti të shënojë përballë portierit kundërshtar edhe pse ishte shumë pranë portës.

Celulari që paloset si fletë e letrës (Video)

Kompania jug-koreane ka hapur dyert dhe ka bërë të mundur të shihet telefoni i saj më i ri në ekspozitën ndërkombëtare të teknologjisë CES në Las Vegas të SHBA-së. Pritet që ekrani i ri që paloset do të instalohet në telefonin Samsung, ndonëse aty u tha se aparatet e demonstruara aty me softuer të Microsoft-it janë vetëm prototipa. Në ekspozitë u paraqit edhe video-incizimi i konceptit të ardhshëm të aparatit në madhësi telefoni celular, i cili hapet si libër, bredna të cilit gjendet një ekran me madhësi të tabletit. Kompania nuk deshi të zbulojë se kur do të gjendet në shitje telefoni i ri.

Pamje mahnitëse të Londrës nga një WC(Foto)

Shumë shpejt “The Shard”, ndërtesa më e lartë në Europë që po ndërtohet në Londër, pritet që të hapet për publikun. E ngritur në një lartësi prej 243 metra lartësi, ndërtesa ofron pamje mahnitëse të Londrës. “The Shard” të jep mundësi që të shohësh rrjedhën e lumit Tamiz, ndërsa “Big Ben” dhe “Tower Bridge”, do të duken shumë të vogla. Pamjet më të mrekullueshme të Londrës duken pikërisht nga një WC e kësaj ndërtese. Ajo do të hapet për publikun në shkurt./orainfo/

Portieri e mbron golin si Super Man (video)

Angelo Campos, portieri i Peru U20, nuk dorëzohet kurrë. Në ndeshjen kundër Uruguaj, e vlefshme për Coppa America U20, mbrojtësi ekstrem peruan kalohet nga sulmuesi kundërshtar, Gonzalo Bueno, i cili gjendet përballë portës bosh me topin në këmbë dhe të gjithë kujtuan se tashmë goli ishte pothuajse i sigurtë. Por i këtij mendimi nuk ka qënë portieri peruan, i cili edhe pse disa metra larg sulmuesit kthehet për ta shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurtë, jo vetëm një herë por dy herë. Ndaj dhe të gjitha mediat ndërtkombëtare e kanë quajtur “portieri Super Man”.Shpëtimi vleu shumë për Perunë, e cila fitoi ndeshjen 3-2./

Ja cfare ndodh kur rri tere naten ne Facebook (VIDEO)

Videoja që çudit, futbollisti bën magji!!

Futbollisti i Ajaxit, Ricardo Van Rijhn është një magjistar i vërtetë. Kështu së paku shihet në videon e mëposhtëme ku ai i ka ikur kamerës në një mënyrë të pashpjeguar. Van Rijhn gjersa ishte duke u inçizuar në stërvitjet e skuadrës i iku kamerës në mënyrë çuditëse. Shikojeni dhe vlerësojeni.

Reklama qe po mahnit, Messi dhe Ronaldo me SMS-ja (Video)

Reklama e re e televisionit Al-Jazeera,ku Messi dhe Ronaldo japin mesazhet e tyre per El Classicon e rradhes (ne La Liga),qe do te zhvillohet ne mars

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 304