Arnoldi i është rikthyer filmit (Video)

Filmi “The Last Stand” shënon kthimin e vërtetë të Arnold Schwarzenegger në karrierën filmike. Pas largimit nga posti i guvernatorit të Kalifornisë, 65-vjeçari luajti në disa role të vogla, ndërsa ky film paraqet kthimin e tij në punën që di të bëjë më së miri pas më shumë se dhjetë vitesh pauzë. “Ishte një skenar i shkëlqyer. Kishte fuqi, dramë, aksion të cilin e dua dhe atë që presin fansat nga unë, ndërsa njëkohësisht ka edhe humor. Është nga ato filma që ju bën të qeshni në mes të skenave të tensionuara. Prandaj, pranova të luaj”, ka deklaruar Schwarzenegger. /Telegrafi/

Dreri që mendon se është qengj (Video)

Një dre i vogël i hutuar mendoi se është qengj dhe iu bashkua tufës së dhenve në Dunwich Heat në Suffolk të Anglisë. Bariu Andrew Capell ka treguar se ishte habitur kur teksa i numëronte delet ka vërejtur drerin e vogël. Ai po qëndron qe dy javë me tufën prej 100 delesh dhe nuk e ka në plan të largohet. “Teksa i numëroja delet, vërejta drerin e vogël mes tyre. Kurrë më parë nuk më ka ndodhur diçka e ngjashme... Duket se është përshtatur mirë dhe tufa e ka pranuar mirë”, ka deklaruar Capell, ndërsa citon BBC. Megjithatë, në fund të dimrit dhentë do të transferohen në shtëpinë e tyre verore, ndërsa dreri do të duhet të qëndrojë në Dunwich Heat. /Telegrafi/

Juve tregon forcën, Pogba ‘lanson’ raketat! (video)

Pas dy ndeshjeve pa fitore (një humbje dhe një barazim), Juventusi ka arritur fitore të pritur në javën e 21 të Serie A. “Zonja e Vjetër” ka mposhtur thellë në Torino Udinesen me rezultat 4:0. Pual Pogba me dy gola fantastik nga më shumë se 20 metra (min. 41 dhe 66), Vuçiniq (min. 72) dhe Matri (min. 80) e kanë mbajtur Juven lidere në elitën e futbollit italian. Pas 21 javësh, bardhezinjtë kanë 48 pikë, pesë me shumë se Lazio në vendin e dytë dhe gjashtë me shumë se Napoli në pozitën e tretë, por napolitanët kanë një ndeshje me pak.

Femër me bel dhe të pasme të tilla nuk keni parë kurrë

Shakira mundet me të drejtë të mburret se ka ijet më seksuale dhe më joshëse në botë, por Mikel Ruffinelli deklaron se ka ijet më të papara në botë. Në fakt siç mund të shikoni edhe fotot e mëposhtme, ajo është e jashtëzakonshme. Sigurisht tejet e tepruar në ije, por vërtet unike. Mikel është 40 vjeçe dhe ijet i kapin një diametër plot dy metra e 40 centimetra. Ajo peshon 190 kilogramë edhe pse në ditë nuk konsumon më shumë se 3 mijë kalori nga 2 mijë që është kuota ditore e këshillueshme për linja të rregullta fizike. Nënë e katër fëmijëve, Mikel sikurse raporton noa.al, nisi të merrte mbipeshë 18 vjet më parë kur ishte vetëm 22 vjeçe. Më herët ajo ishte në hapat e parë të afirmimit në botën e modës. U përpoq herë pas here me dieta nga më të ndryshmet që të dobësohej por nuk ia ka dalë deri tani.

“Shtrigat” për ski, spektakël i veçantë në dëborë

Në pistën e skive shohim zakonisht njerëz të veshur me kostume sportive, ndërsa personat e maskuar si personazhe të ndryshëm, i shohim vetëm në festën e Halloween. Por me rastin e evenimentit tradicional, i njohur si “Hexenabfahrt”, që zhvillohet në Zvicër, persona të shumtë të maskuar si "shtrigat", kanë marrë pjesë në garën e zbritjes së lirë. Mijëra pjesëmarrës të veshur me rroba me ngjyra të ndryshme, të maskuar në fytyrë dhe me fshesën në dorë, ishin gati për ski në pistën me dëborë. Femrat dhe meshkujt e maskuar si “shtrigë”, kanë përshkuar rreth 12 kilometra, duke sfiduar të ftohtin dhe kanë dhuruar një "spektakël" të veçantë për turistët e kësaj zone.

“Te ka lali shpirt” - kënga që vetëm për 2 ditë mori 100 mijë klikime (video)

“Te ka lali shpirt” është kënga më e re e lansua nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin. Një këngë ritmike, me zëra të shkëlqyer dhe me pjesë ‘alla rome’, brenda dy ditëve të publikimit në YouTube ka marrë afërisht 100 mijë klikime. Duket sikur këngët me ritme dhe këndime të përziera janë shumë aktual te publiku shqiptar, prandaj edhe “Te ka lali shpirt” pritet te jetë hit. (ORAinfo)

Rita Ora kercen nga aeroplani, shikojeni qfar adrenaline perjetoi (VIDEO)

Ja e Verteta e 11 shatorit kjo video u bllokua nga qeveria amerikane (video)

E rrahën policin, mbesin pa lojë (Video)

Një sulm fizik i një portieri ndaj policit në fushë i ka kushtuar të gjithë futbollit uruguaian, i cili është ndalur për 10 ditë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Penarol dhe Nacional në kryeqytetin Montevideo. Portieri i ekipit Nacional, Jorge Bava u arrestua për grushtim në fytyrë të policit në detyrë. Ndalesa është zyrtarizuar nga presidenti i Federatës së futbollit të Uruguait, Bauza. Dhuna ka shpërthyer edhe në tribuna, ndërsa një person ka mbetur i lënduar rëndë nga plagosja me armë ndërmjet grupeve të tifozëve të të dy ekipeve që përbëjnë derbin e madh të këtij vendi. “Jemi marrë vesh (me ministrin e brendshëm) që të marrim vendim dhe të dërgojmë sinjal se ka kufij që duhen respektuar. Ajo çka ndodhi nuk guxon të përsëritet”, tha Bauza.

UFO mbi Hënë (Video)

A është një zog? A është një aeroplan? Apo diçka tjetër që nuk është identifikuar. Përdoruesi i “Youtube”, danchek2013, ka postuar një video ku shihet një pikë e vogël që shfaqet nga hija e hënës dhe më pas hyn në atmosferën e saj ku qëndron për disa sekonda dhe më pas zhduket. Shfrytëzuesit e kanalit “Youtube”, kanë argumentuar gjerë e gjatë për këtë dhe shumica e tyre kanë thënë se është një anije e jashtëtokësorëve, pasi që shpejtësia e tij ishte shumë herë më e madhe sesa e një aeroplani të thjeshtë. “G-forca do ta shkatërronte atë anije hapësinore. Por ne nuk e kemi atë teknologji që të mund të përballojë G-forcën, prandaj ata në atë anije nuk janë njerëz”, ka komentuar një shikues në Youtube. Kurse një tjetër ka komentuar se këto gjëra janë vetëm të imagjinuara dhe se nuk ekzistojnë alienët.

Bundesliga nisë me këtë supergol (VIDEO)

Bundesliga gjermane ka nisur me një breshëri golash në ndeshjen mes Schalkes dhe Hannover. Në sfidën e parë të këtij sezoni u shënuan plot 9 gola ku Schalke fitoj me rezultat 5 me 4. Por goli më i bukur padyshim që ishte ai i fundit në këtë ndeshje. Ish sulmuesi i Manchester United, Mame Diouf realizoi me një gërshërë fantastike nga një distancë e largët prej 17 metrash.

Vjen plaku dhe i shkoq tu i rreh 5 persona (video)

Zbulohet edhe Mercedes E63 AMG

Kompania “Mercedes” tashmë na ka qerasur me fotografitë e E-klasës së re në formë të limuzinës, kabrioletit dhe coupe-s, ndërsa tani ka vendosur të zbulojë edhe modelin e ri E63 AMG. Premiera e tij pritet të ndodhë në sallonin e automobilave në Detroit, ndërsa bëhet fjalë për modelin e freskuar me dizajn agresiv. Pritet që deri dikur do të ndryshohet edhe brendësia e kabinës së udhëtarëve ku me siguri që do të gjendet pllaka e re e instrumenteve, konsola e ristilizuar dhe materialet më cilësore. Të dhënat për performancat nuk janë publikuar, por duket se kjo makinë do të pajisjet me motorin 5.5-litra bi-turbo V8 që do t’i ketë 550 KF dhe 719 Nm. Edhe pse “Mercedes” zakonisht i mban të fshehta të dhënat, ai e zbuloi se në ofertë do të gjendet edhe sistemi 4MATIC, sistemi opsional i tërheqjes në të katër rrotat.


Zjarrfikësi shkon për t’i shpëtuar, goditet nga orteku i borës (Video)

Ky është momenti kur një zjarrfikës rus goditet në kokë nga një copë gjigande me dëborë, që rrinte varur mbi një ndërtesë. Zjarrfikësi kishte ngjitur shkallët për të shpëtuar një grua dhe beben e saj nga zjarri, kur u godit nga dëbora. Ai arrin që të mbahet në shkallë, madje çohet dhe arrin të ndihmojë edhe kolegët e tij. Një tjetër zjarrfikës e nxjerr beben nga dritarja e ndërtesës që po digjej. Ngjarja është filmuar në Magadan të Rusisë.

Në vend që t’i ndihmojë, vendos t’i filmojë (Video)

Kur sheh dikë që rrëshqet në akull, gjëja e parë që bën është të shkosh ta ndihmosh atë. Por nuk ndodh kështu me një person nga Noruiçi në Britani, i cili duket se po argëtohet shumë me këta njerëz, të cilët pa përjashtim rrëshqasin në një trotuar të mbuluar nga akulli. Për këtë arsye ai ka vendosur të filmojë të gjithë kalimtarët dhe të postojë videon në YouTube. Britania është mbërthyer nga i ftohti këto ditë, ndërkohë që qytetarët janë paralajmëruar që të kufizojnë lëvizjet.

Ja si mund të zhduket një godinë në stilin japonez (Video)

Tokio është vendi i disa prej godinave më të larta në botë. Por dikur ato duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja, më moderne. Një video tregon se si godina “çmontohet” centimetër për centimetër pa pasur nevojën që të përdoret eksploziv për ta shembur në tokë. Kompania Tecorep sjell një teknikë të re që redukton zhurmën e pluhurit, duke e zhdukur godinën nga brenda. Kat pas kati godina zbret në nivelin zero. Kompania thotë se godinat mbi 100 metra duhet të shemben pas 30 ose 40 vitesh. Në këtë mënyrë, teknologjia e tyre do ketë shumë përfitime. Video tregon se si është shembur Hotel Akasaka në Tokio, i lartë 139 metër.

Vepra të pabesueshme në borë (Video)

Kur kishte lënduar këmbët, inxhinieri britanik, Simon Beck nuk mund të vraponte më, kështu vendosi që të bënte ushtrime duke bërë hapa më të gjatë. Për ta bërë këtë më interesante ai i mbathi këpucët e borës dhe filloi të ecte në mënyra të ndryshme gjeometrike. Hap pas hapi pas 8 apo 10 orë ecje ai krijoi lule dhe vepra të tjera artistike. Simon metodën e tij e quan si një lloj orientimi së prapthi dhe dizajnimet e para i kishte bërë në kompjuter. Kurse ato kishte vendosur t`i vizatonte në borë duke përdorur një kompas dhe një kasetë ku e kishte dizajnin dhe pastaj përdori një mjet tjetër për të rregulluar rrethet dhe lakesat. Këto vepra të artit mund të gjenden në qendrën e skijimit në “Les Arcs” në Francë, ku Simoni banon gjatë dimrit.

KFOR-i adhuron ende modelin "Fiqo" (Foto)

Pjestarët e KFOR-it të cilët janë në shërbim në Kosovë, me sa duket e pëlqejnë modelin e kompanisë Fiat – “Zastava 750″ ose e njohur si “Fiqo”, pasi kanë përdorur disa modele të tilla për ti ridizajnuar dhe për tu dhënë pamje të re. Njëra nga dy veturat e dizajnuara nga ana e KFOR është e blinduar dhe me siguri përdoret si mjet rrugor derisa modeli tjetër është model i hapur ose kabriolet, të cilin me shumë mundësi pjestarët e KFOR do ta përdorin për të bërë xhiro Prishtinës dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Më poshtë keni pamjet të automjeteve në fjalë.


Nje njeri ne Australi gjen nentoke 5.5 kg ari




Një Prospector amator në shtetin australian Victoria i ka habitur ekspertët nga unearthing një copëz ari peshon 5.5kg (177 ounces).

Njeriu i paidentifikuar, duke përdorur një detektor metalik handheld, gjeti copëz të mërkurën, të shtrirë 60cm nëntokësor pranë qytetit të Ballarat.

Vlera e saj është vlerësuar në më shumë se një $ 300,000 ($ 315,000: 197,000 £).

Shikoni dy qentë si flasin përmes Skype

Që inteligjenca e tyre nuk mund të kontestohet dhe që për ta nuk është e huaj e as çudi teknika bashkëkohore, dëshmojnë këta dy qenë të cilët komunikojnë me sukses përmes “Skype”. Dihet kaherë se Skype nuk njeh kufij e këta dy qenushë janë edhe një dëshmi në favor të këtij pohimi. Terieri me emrin Gajtor dhe shoku i tij Bazil kanë zhvilluar një komunikim të pazakonshëm përmes Skype. Ata hungërijnë, lehin, tundin kokën dhe kënaqen së argëtuari duke “folur” kush e di se për çfarë, ndërsa pronarët e tyre e vështrojnë këtë habi. Është interesant se edhe qenë të tjerë kanë reaguar ngjashëm në momentin që pronarët ua treguan videon në Youtube. /Indeksonline/