Shikoni dy qentë si flasin përmes Skype

Që inteligjenca e tyre nuk mund të kontestohet dhe që për ta nuk është e huaj e as çudi teknika bashkëkohore, dëshmojnë këta dy qenë të cilët komunikojnë me sukses përmes “Skype”. Dihet kaherë se Skype nuk njeh kufij e këta dy qenushë janë edhe një dëshmi në favor të këtij pohimi. Terieri me emrin Gajtor dhe shoku i tij Bazil kanë zhvilluar një komunikim të pazakonshëm përmes Skype. Ata hungërijnë, lehin, tundin kokën dhe kënaqen së argëtuari duke “folur” kush e di se për çfarë, ndërsa pronarët e tyre e vështrojnë këtë habi. Është interesant se edhe qenë të tjerë kanë reaguar ngjashëm në momentin që pronarët ua treguan videon në Youtube. /Indeksonline/