Pamje mahnitëse të Londrës nga një WC(Foto)

Shumë shpejt “The Shard”, ndërtesa më e lartë në Europë që po ndërtohet në Londër, pritet që të hapet për publikun. E ngritur në një lartësi prej 243 metra lartësi, ndërtesa ofron pamje mahnitëse të Londrës. “The Shard” të jep mundësi që të shohësh rrjedhën e lumit Tamiz, ndërsa “Big Ben” dhe “Tower Bridge”, do të duken shumë të vogla. Pamjet më të mrekullueshme të Londrës duken pikërisht nga një WC e kësaj ndërtese. Ajo do të hapet për publikun në shkurt./orainfo/