Ja si mund të zhduket një godinë në stilin japonez (Video)

Tokio është vendi i disa prej godinave më të larta në botë. Por dikur ato duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja, më moderne. Një video tregon se si godina “çmontohet” centimetër për centimetër pa pasur nevojën që të përdoret eksploziv për ta shembur në tokë. Kompania Tecorep sjell një teknikë të re që redukton zhurmën e pluhurit, duke e zhdukur godinën nga brenda. Kat pas kati godina zbret në nivelin zero. Kompania thotë se godinat mbi 100 metra duhet të shemben pas 30 ose 40 vitesh. Në këtë mënyrë, teknologjia e tyre do ketë shumë përfitime. Video tregon se si është shembur Hotel Akasaka në Tokio, i lartë 139 metër.