I kërkon foto Mourinhos, ai i'a dha një shkelm!

Jose Mourinho është futur në sherr me një të ri spanjoll. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në qendrën tregtare "Majadahonda" ku Mourinho kishte gjetur kohë për shëtitje me familjen e tij. Sipas dëshmisë së personit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ai i kishte kërkuar Jose Mourinjos të bënin një fotografi bashkë por ka marrë nga portugezi një shkelm në prapanicë. Edhe truproja e trajnerit portugez akuzohet se i ka marrë tifozit telefonin nga duart duke ia përplasur në tokë. Policia po e heton rastin ndërsa për verifikimin e krejtë ngjarjes policia do të shikoj kamerat e vendngjarjes./Indeksonline/