Celulari që paloset si fletë e letrës (Video)

Kompania jug-koreane ka hapur dyert dhe ka bërë të mundur të shihet telefoni i saj më i ri në ekspozitën ndërkombëtare të teknologjisë CES në Las Vegas të SHBA-së. Pritet që ekrani i ri që paloset do të instalohet në telefonin Samsung, ndonëse aty u tha se aparatet e demonstruara aty me softuer të Microsoft-it janë vetëm prototipa. Në ekspozitë u paraqit edhe video-incizimi i konceptit të ardhshëm të aparatit në madhësi telefoni celular, i cili hapet si libër, bredna të cilit gjendet një ekran me madhësi të tabletit. Kompania nuk deshi të zbulojë se kur do të gjendet në shitje telefoni i ri.