Arnoldi i është rikthyer filmit (Video)

Filmi “The Last Stand” shënon kthimin e vërtetë të Arnold Schwarzenegger në karrierën filmike. Pas largimit nga posti i guvernatorit të Kalifornisë, 65-vjeçari luajti në disa role të vogla, ndërsa ky film paraqet kthimin e tij në punën që di të bëjë më së miri pas më shumë se dhjetë vitesh pauzë. “Ishte një skenar i shkëlqyer. Kishte fuqi, dramë, aksion të cilin e dua dhe atë që presin fansat nga unë, ndërsa njëkohësisht ka edhe humor. Është nga ato filma që ju bën të qeshni në mes të skenave të tensionuara. Prandaj, pranova të luaj”, ka deklaruar Schwarzenegger. /Telegrafi/