Kundërpërgjigjen hakerat shqiptarë

Pas sulmit të hakerave serbë të njohur si "Serbian Anonymous" në faqen e Bujanovcit , ku shkruanin se "Bujanovci është Serbi dhe Kosova eshte Serbi" , kanë reaguar menjëherë hakerat shqiptarë. Të parët që reaguan ishin "Ethnic Albanian Hackers". Ata sulmuan faqen e komunes se Zabarit ne Serbi, "www.zabari.org.rs". Sapo të hyni në këtë faqe ju do të mund të shihni fotografinë e tyre, në të cilën shihen shume personalitete të shquara që morrën pjesë në krijimin e shtetit shqiptar. "Kosova nuk ka qënë dhe nuk do të jetë kurrë Serbi, Në territorin e Kosovës nuk ka vend për serb! Serbët ishin ata të cilët u pranuan si "Sllavë" në vendin tonë nga të parët tanë, ILIRET", shkruajnë "Ethnic Albanian Hackers". "Ndoshta tani për tani në hartën tuaj figuron se Presheva , Medvegja dhe Bujanovci jane pjesë e juaja, mirëpo historikisht dihet se këto pjesë kanë qenë pjesë të Kosovës. Pra të gjitha ato treva përbëjnë Kosovën Lindore. Po afrohet dita kur do të krijohet Shqipëria Etnike", përfundon mesazhi i hakerave shqiptarë. "Ethnic Albanian Hackers" nuk kanë harruar të urojnë edhe lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj: "Po ashtu ju urojmë të gjithë shqiptarëve lirimin e Ramush Haradinaj. Tribunali i Hagës është krijuar për Serbinë sepse ata kanë kryer krime, ndërsa ne jemi viktima të një gjenocidi të bërë në Kosovë". Ata kane deklaruar se ata nuk do te ndalen me sulme derisa Serbia të mos kërkojë falje për Kosovën dhe të heqë dorë plotësisht prej saj.